• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga shpërthimi i vullkanit Merapi në Indonezi jetën e kanë humbur 11 persona

Nga shpërthimi i vullkanit Merapi në Indonezi jetën e kanë humbur 11 persona

Xhakartë, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Njëmbëdhjetë alpinistë humbën jetën pas shpërthimit të vullkanit Merapi në pjesën perëndimore të Indonezisë, kumtoi sot njësiti lokal i shpëtimit.

"Ende nuk janë evakuuar 26 persona, i kemi gjetur 14, tre persona janë gjetur të gjallë, ndërsa 11 të vdekur", njoftoi njësiti i shpëtimit në Padang.

Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin e Sumatras ka filluar dje pasdite sipas orës lokale. 

Njësiti i shpëtimit bëri të ditur se deri të shtunën ka pasur 75 alpinistë, ndërsa mes tyre 12 raportohen të zhdukur, pasi 49 të tjerët arritën të zbresin. Disa prej tyre janë dërguar në spital për trajtim.

Vullkani ka nxjerrë hi në 3.000 metra mbi nivelin e detit.

Merapi është 2,891 metra i lartë dhe emri i tij do të thotë "mali i zjarrit" dhe konsiderohet vullkani më aktiv në Sumatra.

Indonezia ndodhet në unazën e zjarrit të Paqësorit dhe ka pothuajse 130 vullkane aktive. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR