• e premte, 03 janar 2025

Nga taksat rrugore janë mbledhur gjithsej 64.7 milionë euro

Nga taksat rrugore janë mbledhur gjithsej 64.7 milionë euro

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Nga janari deri më 20 dhjetor të këtij viti është realizuar përfitim total nga pikat pagesore, shitja dhe mbushja e pajisjeve elektronike, mbushje përmes ueb portalit si dhe nga pagesat në pikë pagesat rrugore përmes projektit Ballkani i Hapur në lartësi prej 3.981.392.760 denarë ose 64.738.094 euro, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore (NPRrSH).

Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind.

"Angazhimi ynë është që të rrisim këtë përqindje dhe t'i edukojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të pagesës elektronike, që do të zvogëlonte ndjeshëm kohën e pritjes në pikat e pagesës për pagesën me para të gatshme dhe do të siguronte qarkullim të qetë pa vonesa të mëdha", deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i NPRrSH-së.

Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242.080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 kartela M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike në shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë.

"Plani ynë është ambicioz në drejtim të rritjes së përqindjes së pagesës elektronike dhe rritjes së fluksit të automjeteve në pikat e pagesës dhe mund të jetë herët për të folur, por si fillim po bëjmë përpjekje që kartelat M-smart t'i bëjmë më të kapshëm për drejtuesit e automjeteve, pra, ata mund t'i afrojnë më pranë vendbanimit të tyre, jo siç është aktualisht vetëm në stacionet e pagesës dhe këtu në NPRrSH. Por më konkretisht për këtë do të flasim kur të shohim se ka mundësi për realizimin e kësaj ideje”, thotë Trajanovski.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR