• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga pasditja e së enjtes në ndërprerje sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore dhe TVSH-ja ime

Nga pasditja e së enjtes në ndërprerje sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore dhe TVSH-ja ime

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Drejtoria e të ardhurave publike kumtoi se nga e enjtja pasdite nuk do të funksionojnë ssistemet e-PDD, dhe e-Shërbime tatimore, ndërsa janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit "TVSH-ja ime".

Ndërprerjet, siç informojnë nga DAP, janë për shkak të përmirësimit të këtyre sistemeve.

"Për shkak të kryerjes së këtyre aktiviteteve, duke filluar nga data 29.08.2024 (e enjte) nga ora 16:30, nuk do të funksionojnë sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore. Gjatë kësaj periudhe janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit TVSH-ja ime. Pas përfundimit të aktiviteteve, DAP do të informojë në kohë, thuhet në informacionin nga DAP.

Ata apelojnë që të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve të kryejnë detyrimet e tyre urgjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR