• e hënë, 08 korrik 2024

Nga OHIS edhe 80 tonë mbeturina të rrezikshme dërgohen për asgjësim në Francë

Nga OHIS edhe 80 tonë mbeturina të rrezikshme dërgohen për asgjësim në Francë

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Pastrimi i deponisë së vogël (delta) HCH në OHIS vazhdon me rehabilitimin e Lotit 3, me të cilin do të hiqen 525 ton mbeturina HCH dhe 210 ton tokë të ndotur me HCH, informuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në kuadër të aktiviteteve të deritanishme për rehabilitimin e lotit të tretë, janë gërmuar dhe paketuar 210 ton tokë të ndotur me mbeturina HCH, eksporti i të cilave është planifikuar për 2 muajt e ardhshëm gjithashtu janë gërmuar dhe paketuar dhe 231 ton mbeturina HCH, nga të cilat rreth 80 ton, gjatë ditës së djeshme janë eksportuar për asgjësim në Francë.

"Si aktivitet përgatitor, më 9 qershor 2023, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë Vendim për miratimin e planit të rehabilitimit për Lotin 3 të dorëzuar nga kontraktori i pastrimit, kompania Polyeco, pas së cilës ka vazhduar me punë nga 12 qershori 2023", informuan nga MMJPH.

Sipas Ministrisë, në periudhën e mëparshme, si rezultat i aktiviteteve lidhur me pastrimin e dy loteve të para të deponisë së vogël (delta) HCH në OHIS, u eksportuan dhe u asgjësuan 957 ton mbeturina HCH dhe 127 ton tokë të kontaminuar me HCH. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR