• e premte, 05 dhjetor 2025

Nga muaji maj do të paguhet lëvizja me automjete nëpër Parkun kombëtar Mal Sharr

Nga muaji maj do të paguhet lëvizja me automjete nëpër Parkun kombëtar Mal Sharr

Tetovë, 29 prill 2025 (MIA) - Nga 2 maji i vitit 2025, Institucioni publik Parku kombëtar Mali Sharr do të fillojë sistemin për pagesën e hyrjes së automjeteve në territorin e parkut, duke dërguar një SMS porosi ose duke skanuar kodin QR. Duhet të paguajnë të gjithë vizitorët që drejtojnë automjete në rrugët e lejuara nëpër park, ndërsa janë të liruar nga pagesa banorët e fshatrave, pronarët e pronave private si dhe personat juridikë të regjistruar në territorin e PK Mali Sharr.

"Duke dërguar një SMS porosi për hyrjen e automjetit, ju kontribuoni drejtpërdrejt në mbrojtjen e natyrës së Malit Sharr dhe ndihmoni në ruajtjen e këtij thesari unik natyror për brezat e ardhshëm. Përpjekjet strategjike të IP Parku kombëtar Mali Sharr synojnë të sigurojnë që vizitorët që nuk lënë gjurmë ekologjike të mos paguajnë për hyrjen në Parkun kombëtar", thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp nga PK Mali Sharr.

Qytetarët mund të paguajnë duke dërguar një SMS porosi nga telefoni i tyre me kategorinë e automjetit dhe numrin e regjistrimit në numrin e telefonit 144 - 555 ose duke skanuar kodin QR, të zgjedhin kategorinë e automjetit dhe të fusin të dhënat. Për motoçikletat dhe makinat, tarifa është 150 denarë, ndërsa 250 denarë për furgon dhe minibus deri në 20 vende. Autobusët dhe automjetet e rënda të mallrave do të duhet të paguajnë nga 450 denarë. qa/

Foto: IP PK Mali Sharr

QËNDRONI TË LIDHUR