• e diel, 07 korrik 2024

Nga mesnata benzinat lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për gjysmë denari

Nga mesnata benzinat lirohen për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për gjysmë denari

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/l.

Siç njofton Komisioni rregullator për energjetikë, shërbimeve për ujë dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) çmimi i shitjes me pakicë i mazutit М-1 SU ulet për 0,602 den/kg dhe do të jetë 44,007 den/kg.

Nga mesnata çmimet minimale të derivateve të naftës do të jenë: 

- benzinë motorike EUROSUPER BS - 95 84,50 (denarë/litër)

- benzinë motorike EUROSUPER BS - 98 86,50 (denarë/litër)

- nafta EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

- vaj ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,50 (denarë/litër)

- mazuti М-1 SU do të shitet për 44,007 (denarë/kilogram).

Nga KRRE bëjnë të ditur se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 14 maj 2024. Shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e produkteve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR