• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nga ky muaj pagat e mësuesve dhe profesorëve rriten për pesë për qind, edhe për shtatë për qind në mars të vitit 2025

Nga ky muaj pagat e mësuesve dhe profesorëve rriten për pesë për qind, edhe për shtatë për qind në mars të vitit 2025

 Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Pagat e mësuesve  dhe profesorëve rriten për pesë për qind me pagën e tetorit, ndërsa deri në fund të mandatit do të rriten për minimum 46 për qind, bëri të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) Jakim Nedellkov.

Kryeministri theksoi se është arritur një "marrëveshje historike", e cila synon përmirësimin e gjendjes financiare të mësuesve dhe profesorëve dhe paralajmëroi një rritje të re prej 7 për qind në mars të vitit 2025. Në varësi të gjendjes së buxhetit, ai ka theksuar se në vitin 2026 dhe 2027 pagat e mësuesve dhe profesorëve do të rriten për 7,5 deri në 10 për qind, ndërsa në vitin 2028 për 10 deri në 12,5 për qind. 

 "U arrit një marrëveshje historike e cila synon përmirësimin e gjendjes financiare të mësuesve dhe profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm. Nga paga e tetorit, e cila do të paguhet në nëntor, deri në pagën e shkurtit, e cila do të paguhet në mars të vitit 2025, do të kemi një rritje të pagës prej pesë për qind, pastaj në mars të vitit 2025 do të ketë një rritje prej shtatë për qind.  Në mars të vitit 2026, në varësi të gjendjes së buxhetit, do të kemi një rritje ndërmjet 7,5 dhe 10 për qind. Gjithashtu varësisht nga gjendja e buxhetit në mars të vitit 2027 do të kemi ndërmjet 7,5 dhe 10 për qind dhe gjithashtu varësisht nga gjendja e mbushjes së buxhetit në mars të vitit 2028 do të kemi ndërmjet 10 dhe 12,5 për qind rritje të pagës, që do të thotë në këtë diapazon se për të cilin tani flasim, në mars të vitit 2028, mësuesit dhe profesorët në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të marrin përafërsisht minimum prej 46 për qind pagë më të lartë se sa marrin sot, ndërsa mund të jenë më shumë varësisht se cila shkallë do të zbatohet dhe kjo do të varet, në anën e të hyrave të vetë Buxhetit", deklaroi Mickoski.

 Marrëveshja kolektive, shtoi, do të përfundojë më së voni deri në shkurt dhe do të ketë bazë të qartë se sa do të jenë koeficientët e kompleksitetit të vendeve të punës, sepse tani kemi do të thoja kushtimisht paqartësi në atë pjesë.

"Gjithashtu ramë dakord më së voni deri në shkurt marëveshja kolektive të përfundojë dhe të nënshkruhet dhe  të kemi tashmë një bazë të qartë se si do të mund të zhvillojmë më tej dhe cilët do të jenë koeficientët e kompleksitetit të vendeve të punës, sepse tani kemi do të thoja kushtimisht, paqartësi në atë pjesë", tha Mickoski. 

 Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, shprehu kënaqësinë për rritjen e vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm dhe tha se "në fund, mësuesit dhe profesorët do të kenë pagë mesatare ose pak mbi mesataren".

 "Kënaqësia është edhe më e madhe që u dakorduam për një rritje të vazhdueshme të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për një periudhë katërvjeçare, ku sipas matematikës sonë të përbashkët, më në fund të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, mësuesit dhe profesorët do të kenë pagë në lartësi nga paga mesatare ose pak mbi mesataren", tha Nedellkovi.

 Ky është një sukses i madh në negociata, shtoi, si dhe në dialog dhe partneritet social dhe është dëshmi se me respekt dhe mirëkuptim reciprok si partnerë socialë mund të arrihen zgjidhje të pranueshme.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR