Nga e martja temperaturat mbi mesataren për këtë periudhë të vitit
- Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se nga e martja në vend do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me temperatura ditore pak mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:15, 10 tetor, 2025
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se nga e martja në vend do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me temperatura ditore pak mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore do të fryjë erë veriore e fuqishme. Në pjesët verilindore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.
Moti sot deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 14 deri 23 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s