Nga e mërkura trenat nga Shkupi drejt Manastirit do të qarkullojnë një herë në ditë
- - Nga 25 tetori do të ndërpriten nga dy trena në ditë në relacionin Shkup - Manastir - Shkup, që domethënë se udhëtarët nga e mërkura në këtë relacion do të mund t'i shfrytëzojnë vetëm trenat të cilët nisen nga Shkupi në orën 14:30 dhe në orën 3:13 nga Manastiri.
- Post By Fitore Curri
- 12:49, 22 tetor, 2023

Shkup, 22 tetor 2023 (MIA) - Nga 25 tetori do të ndërpriten nga dy trena në ditë në relacionin Shkup - Manastir - Shkup, që domethënë se udhëtarët nga e mërkura në këtë relacion do të mund t'i shfrytëzojnë vetëm trenat të cilët nisen nga Shkupi në orën 14:30 dhe në orën 3:13 nga Manastiri.
Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transport SHA Shkup në ueb-faqen e tyre zyrtare pa publikuar informacione më të hollësishme njoftojnë se këto ndryshime do të vlejnë deri në njoftimin e tyre të radhës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s