• e mërkurë, 10 korrik 2024

Nga e hëna rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje të përkohshme

Nga e hëna rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje të përkohshme

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Edhe këtë fundjavë vendi do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për çka do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi mbi mesataren, ndërsa nga e hëna në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës gradualisht do të jenë në rënie të lehtë.

Siç informon DPHM, nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të sillet prej 15 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 33 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR