• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga e hëna fillojnë punët ndërtimore të pikën pagesore Gllumovë

Nga e hëna fillojnë punët ndërtimore të pikën pagesore  Gllumovë

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot informon se nga e hëna do të fillojnë punimet ndërtimore dhe instaluese të pikës pagesore Gllumovë. Punimet ndërtimore dhe rikonstruktimi,  është paraparë të përfundojnë në një afat prej gjashtë muajve.

Gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, siç është paralajmëruar, pika pagesore Gllumovë do të jetë në funksion të pjesshëm dhe qarkullimi do të zhvillohet me regjim kohor të aprovuar nga MPB-ja dhe  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore apelojnë për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion dhe respektim të regjimit kohor.

 Ndryshe, përkujtojnë nga Rrugët Shtetërore, rikonstruktimi investohet përmes një huaje nga BERZH-i në vlerë prej 948.261.21 euro. Kontraktor i punimeve është konzorciumi Aselsan Zhikol, ndërsa mbikëqyrje është Instituti për Rrugë, SHPKNJP. Në fund të tetorit do të fillojë edhe rikonstruktimi i pikës  pagesore Zhelinë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR