• e premte, 19 korrik 2024

Nga dita e hënë në Shkup spërkatje kundër mushkonjave nga toka

Nga dita e hënë në Shkup spërkatje kundër mushkonjave nga toka

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave në rajonin e Shkupit do të realizohet nga 22 korrik deri 25 korrik 2024, në periudhë prej orës 22:00 deri ora 3:00 ditën e ardhshme.

Qyteti i Shkupit i informoi qytetarët se nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në terminet e njëjta. bsh/

Foto: MIA arkiv


 

QËNDRONI TË LIDHUR