• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga dimri ekstrem në Mongoli ngordhën më shumë se dy milionë kafshë

Nga dimri ekstrem në Mongoli ngordhën më shumë se dy milionë kafshë

Ulan Bator, 26 shkurt 2024 (MIA) - Më shumë se dy milionë kafshë ngordhën këtë dimër në Mongoli, deklaroi sot një përfaqësues qeveritar, duke theksuar se kjo ka të bëjë me kushtet e motit derisa vendi po lufton me të ftohtin dhe borën ekstreme.

Temperaturat e ulëta ekstreme nga dhjetori deri në mars nuk janë risi në këtë vend të Azisë Lindore, ku në disa zona mund të bien edhe deri në -50 gradë Celsius. 

Kombet e Bashkuara njoftuan se ndryshimet klimatike e rrisin frekuencën dhe intensitetin e thatësirave. Mongolia u përball me gjashtë thatësira gjatë dekadës së kaluar, duke përfshirë edhe një në dimrin e vitit 2022/2023, kur ngordhën 4,4 milionë gjedhë. 

Uria e këtij viti ishte përkeqësuar me thatësirën e verës, e cila i pengoi kafshët që të krijojnë rezerva të indit dhjamor që do tu ndihmojë ta mbijetojnë dimrin e tmerrshëm.

Shtatëdhjetë për qind e Mongolisë përballet me "thatësirë" ose kushte të ngjashme, sipas KB-së. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ai numër ishte 17 për qind. 

Bora këtë vit e përkeqësoi situatën për bujqit, i bllokoi në rajonet më të ftohta dhe u mundësoi që të blejnë ushqim për jetët e tyre në qytetet përreth. 

Mongolia është një nga vendet më rrallë të banuara në botë, ndërsa një e treta e popullatës së saj prej 3,3 milionë njerëz jetojnë mënyrë nomade të jetës. fc/

Fotografia: Arkivi i DPA-së

QËNDRONI TË LIDHUR