• e diel, 22 dhjetor 2024

Nga detyrimet që vendi i ka ndaj BE-së nuk duhet bërë politika ditore, pretendon Kovaçevski

Nga detyrimet që vendi i ka ndaj BE-së nuk duhet bërë politika ditore, pretendon Kovaçevski

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Nga detyrimet që ka vendi ndaj Bashkimit Evropian në procesin integrues, nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet politikë ditore dhe të jetë lëndë e shantazhit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Deri në anëtarësimin e plotë në BE, vendi ynë duhet të marrë vendime të caktuara lidhur me përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të BE-së nga Korniza negociuese, e cila me konkluzionet u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë me shumicë votash. Nga ato obligime nuk mund të bëhet politikë ditore, sepse deri në fund të anëtarësimit do të kemi vendime që do të duhet të miratohen me dy të tretat e Kuvendit, theksoi Kovaçevski sonte në intervistë për televizionin "Sitel".

Për ndryshimet kushtetuese, për të cilat gjithashtu janë të nevojshme dy të tretat, Kovaçevski tha se këto ndryshime i nevojiten shtetit dhe se ndryshe nga dikur kur kishim veton nga të tjerët, tani për herë të parë mund të bllokojmë veten.

"Ne nuk po negociojmë me Bullgarinë, ne po negociojmë me Bashkimin Evropian. Ne jemi duke negociuar në bazë të kritereve dhe skriningut, i cili kur të përfundojë, i gjithë opinioni do të bindet se çfarë duhet të bëjmë ne si shtet si reforma në të gjitha fushat", tha Kovaçevski.

Ai thotë se nuk mund të ketë kushte të reja nga Bullgaria sepse Korniza negociuese dhe kriteret për hyrje në Bashkimin Evropian janë shumë të qarta. Ai pret që pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bullgari dhe zgjedhjes së Qeverisë së re, marrëdhëniet mes dy vendeve të kthehen në një nivel normal.

Lidhur me informacionet se është dëmtuar Qendra kulturore dhe informative bullgare në Shkup, Kovaçevski tha se MPB do të dalë me detaje, por se nuk është një ngjarje që ka prapavijë politike. ls/

Foto: Qeveri

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR