• e premte, 05 dhjetor 2025

Nga 1 korriku hyn në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje

Nga 1 korriku hyn në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje

Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje dhe do të vlejë deri në fund të gushtit, bën të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Për mosrespektimin e kësaj ndalesë të plotë për lëvizje në pyje, siç informojnë nga ministria, personave fizikë që do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore në bazë të nenit 106 të Ligjit për pyje do t’u shqiptohet gjobë nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denari.

"Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin publik se, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe kërkesat e përdoruesve të pyjeve – NP “Pyjet Nacionale” dhe Parqeve Nacionale që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ka dhënë pëlqim për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokën pyjore. Ky pëlqim jepet në pajtim me nenin 57 paragrafi 3 i Ligjit për pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe nevojës për të parandaluar shfaqjen e zjarreve pyjore në hapësira të hapura.Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje fillon më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga degët përkatëse të NP “Pyjet Nacionale” dhe të Parqeve Nacionale, në përputhje me zonën që ato menaxhojnë", informon MBPEU.

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR