• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga 1 janari thjeshtësim i punësimeve në sektorin publik

Nga 1 janari thjeshtësim i punësimeve në sektorin publik

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Nga 1 janari Ministria e Financave tashmë nuk do të japë pëlqim për punësim, por udhëheqësit e institucioneve buxhetore shtetërore vetë do të vendosin për punësime të reja në pajtim me planin financiar vjetor dhe kontrollin për punësime, informoi ministri i resorit, Fatmir Besimi.

Që kjo të hyjë në fuqi, siç tha në takimin e sotëm me gazetarë, së pari do të duhet të miratohen Ligji për buxhet dhe Ligji për ekzekutim të buxhetit.

Që të realizohet punësimi i ri, udhëheqësi i institucionit do të duhet të parashtrojë deklaratë në Agjencinë për punësim apo në Agjencinë për nëpunës shtetërorë në të cilën nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale do të konfirmojë se në buxhetin e institucionit janë siguruar mjete për punësimin e ri.

Me këtë, sipas minsitrit të Financave, thjeshtësohet procedura për procesin e punësimit në sektorin publik, ndërsa kontrolli i procesit të punësuarit do të jenë plani financiar dhe kontrolli për punësime të cilat paraprakisht çdo vit do t'i miratojë Qeveria. Keqpërdorimet e mundshme do të mund t'i paraqesin edhe vetë të punësuarit, ndërsa për deklaratë të gabueshme udhëheqësi do të ndiqet nga prokuroria publkike dhe gjykatat.

Deri më tani, shfrytlzuesit buxhetorë, NP, SHA, SHPKNJP në pronësi shtetërore dhe subjektet publiko-provate përgatitnin plkan vjetor për punësim të cilin ia dërgonin Minsitrisë së Financave, MSHIA-së apo Minsitrisë për Sistem politik, ndërkaq më pas Ministria e Financave raportonte nëse janë siguruar mjete financiare (jepte pëlqim për punësim), dhe më pas institucionet shpallnin konkurs për punësim.

Tani e tutje, shfrytëzuesit buxhetorë do të parashtrojnë plan vjetor për punësim në Minsitrinë e Financave, MSHIA apo Ministrinë për Sistem politik, ndërsa individio shfrytëzues buxhetor NP, SHA dhe SHPKNJP nga pushteti lokal në Këshillin e komunave. Pasi që të marrin pëlqim për planin vejtor vetëm me deklaratë të personi udhëheqës të institucionit se janë siguruar mjete për punësim, do të mund të shpallet konkursi për punësim. Për NP, SHA, SHPKNJP dhe subjektet publike nga pushteti qendror të cilët punojnë me humbje vendim paraprak për dakordim për punësim do të duhet të japë Qeveria, përderisa për NP, SHA dhe SHPKNJP nga pushteti lokal atë do ta bëjë komuna.

Ministri besimi sqaroi se në vendet e zhvilluata nuk ka mekanizëm për kontroll të punësimeve siç kishim deri më tani në të cilin pëlqim jep Ministria e Financave dhe shtoi se ndryshimet janë në drejtim që të lëvizim drejt vendeve të zhvilluara.

Theksoi se në praktikë mund të tregohet se dikush jashtë mënyrës së re të punësimit në sektorin publik nuk është paraparë mirë dhe se do të duhet të përmirësohet. Ai nuk pret që vendii i ri të shkaktojë "eldorado" në punësime dhe nuk pret të ketë obstruksione gjatë miratimit të Ligjit për buxhet dhe Ligjit për ekzekutim të buxhetit. Thotë se ndryshimet nuk bëhen për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, por kanë qenë të përpunuara që para dy viteve.

"Përmes procedurës së re të thjeshtësuar procesi i punësimit në sektorin publik do të bëhet në bazë të planit të miratuar për punësim në shfrytëzuesin buxhetor apo institucionin dhe në bazë të Buxhetit të votuar në parlament, plotësuar me deklaratë nga ana e personit udhëheqës të institucionit për mjete të siguruara për punësim për të cilin mban përgjegjësi", tha Besimi.

Ai shtoi se në këtë mënyrë decentralizohet procesi dhe alokohet përgjegjësia në nivel mikro, në nivel të menaxhmentit në institucion në të cilin realizohet punësimi dhe se ajo përgjegjësi përforcohet me deklaratën që do të nënshkruhet nga ana e personit udhëheqës në Agjencinë për punësim apo Agjencinë për nëpunës administrativ, varësisht se ku do të shpallet konkursi.

"Bëhet fjalë për reformë serioze në procedurën për punësim, në të cilën decentralizohet procesi dhe do të përmirësohet menaxhimi me kapitalin njerëzor. Procedura ka mekanizma kontrollues, përkatësisht nuk do të mund të shpallet konkurs pa u miratuar në Planin për punësim", potencoi ministri.

Në takim me gazetarët foli për çështjen me punësimet nës ektorin shëndetësor, me ç'rast theksoi se kërkohet zgjidhje e qëndrueshme, se po mbahet komunikim në nivel ditor, po shqyrtohen të gjitha opsionet dhe do të krijohet zgjidhje sipas nevojave.

Për rrogat e të punësuarve në Ministrinë e Financave theksoi se pritet vendimi i Gjykatës kushtetuese, por se Ministria e Financave mbetet në qëndrimin paraprak lidhur me rrogat e të punësuarve. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR