Nevzat Bejta akuzon udhëheqësinë e komunës së Gostivarit për pagesa fiktive
- Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në zgjedhjet e përsëritura, shprehu dyshime se udhëheqja e mëparshme komunale ka keqpërdorur një sasi të madhe parash. Në një konferencë për shtyp, Bejta konsideron se mbi gjysmë milionë euro janë paguar për paga për njerëz që sipas tij nuk shkonin fare në punë.
- Post By Fami Bajrami
- 14:34, 30 dhjetor, 2025
Gostivar, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në zgjedhjet e përsëritura, shprehu dyshime se udhëheqja e mëparshme komunale ka keqpërdorur një sasi të madhe parash. Në një konferencë për shtyp, Bejta konsideron se mbi gjysmë milionë euro janë paguar për paga për njerëz që sipas tij nuk shkonin fare në punë.
"Këto pagesa janë kryer përmes një agjencie punësimi, duke u lejuar personave të caktuar të marrin paga pa i përmbushur detyrimet e punës", tha Bejta.
Kandidati i cili ka mbështetjen e koalicionit VLEN, theksoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, këto keqpërdorime do të ndalen, duke shtuar se Gostivari i cili u shkatërrua nga udhëheqja e mëparshme, do të rilindë.
Bejta paralajmëroi se gjatë fushatës do të vazhdojë t'i publikojë, siç i quajti ai, "keqpërdorimet në vetëqeverisjen lokale të kryera në tetë vitet e fundit".
Foto: arkivi i MIA-s