• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Netanjahu: Nasrallah dhe njerëzit e tij ishin krijuesit e planit për shkatërrimin e Izraelit

Netanjahu: Nasrallah dhe njerëzit e tij ishin krijuesit e planit për shkatërrimin e Izraelit

Tel Aviv, 29 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi sot se Izraeli vrau liderin e grupit të Hezbollahut libanez, Said Hasan Nasrallah dhe se ai dhe njerëzit e tij ishin “krijuesit e planit për shkatërrimin e Izraelit".

“Shteti i Izraelit vrau dje kryevrasësin Hasan Nasrallah. Ne kemi larë hesapet me ata që janë përgjegjës për vrasjen e shumë izraelitëve dhe shumë qytetarëve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë”, tha Netanjahu në deklaratën, transmetoi Skaj Njuz.

Ai theksoi se "largimi" i Nasrallahut është i nevojshëm për të arritur qëllimin - kthimin e sigurt të banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre dhe ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë në rajon.

Netanjahu tha gjithashtu se vrasja e Nasrallah do të ndikonte në kthimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant Hamas.

"Unë do të doja të falënderoja IDF (Forcat mbrojtëse izraelite), forcat ajrore, Ministrinë e Mbrojtjes, Mosad dhe Shin Bet për arritjet e mëdha," tha Netanjahu.

Ai vuri në dukje se në ditët në vijim Izraeli do të përballet me sfida të mëdha.

“Nasrallah për ne fliste për ne si për “rrjetë të marimangës”. Por në vend të një “rrjete të marimangës”, ai zbuloi tendinat e çelikut të një populli të bashkuar dhe të fuqishëm, të vendosur për të siguruar ekzistencën dhe të ardhmen e tyre. Nuk ishte vetëm Hezbollahu që e zbuloi atë, por edhe e gjithë Lindja e Afërt”, shtoi Netanjahu. ls/ 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR