• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Presioni ndërkombëtar nuk do ta pengojë ofensivën izraelite në Rafah

Netanjahu: Presioni ndërkombëtar nuk do ta pengojë ofensivën izraelite në Rafah

Jerusalem, 17 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot paralajmëroi se presioni ndërkombëtar nuk do ta pengojë Izraelin të fillojë ofensivë në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës, ku, sipas KB-së, duke ikur nga lufta, janë strehuar pothuaj 1,5 milion palestinezë.

"Asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na pengojë t'i arrijmë të gjitha qëllimet kundër Hamasit. Do të veprojmë në Rafah, do të nevojiten disa javë, por kjo do të ndodhë", tha Netanjahu në fillim të seancës së Qeverisë izraelite.

Ai i kritikoi ata nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët po tentojnë ta ndalin luftën tani, para se të arrihen "të gjitha objektivat".

Netanjahu bëri thirrje që presioni ndërkombëtar të orientohet drejt Hamasit dhe Iranit, në vend se ndaj Izraelit.

Ai edhe një herë i përcëriti qëllimet e luftës - "eliminimi i Hamasit, lirimi i të gjithë pengjëve izraelitë dhe Gaza më të mos paraqesë kërcënim për Izraelin". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR