• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu në takimin me Trampin i kërkon falje Katarit për sulmin ndaj Hamasit në Doha

Netanjahu në takimin me Trampin i kërkon falje Katarit për sulmin ndaj Hamasit në Doha

 Uashington, 29 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e shfrytëzoi takimin e sotëm me presidentin e SHBA-së Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar falje zyrtare nga Katari për sulmin ajror të fundit ndaj përfaqësuesve palestinezë të Hamasit në Doha, i cili shkaktoi zemërim midis liderëve arabë dhe kritika të rralla nga Uashingtoni ndaj Izraelit.

 Pas takimit me Trampin, ku biseduan për përfundimin e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës dhe zhvillimin e një plani amerikan për menaxhimin e territorit të shkatërruar palestinez pas luftës, Netanjahu telefonoi kryeministrin e Katarit Mohamed Bin Abdulrahman Al Thani, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

 "Si hap i parë, Kryeministri Netanjahu shprehu keqardhje të thellë që një sulm raketor izraelit ndaj pozicioneve të Hamasit në Katar pa dashje u vra një ushtar i Katarit. Ai gjithashtu shprehu keqardhje që Izraeli, duke synuar udhëheqjen e Hamasit gjatë negociatave për pengjet, shkeli sovranitetin e Katarit dhe pohoi se Izraeli nuk do ta përsërisë një sulm të tillë në të ardhmen", thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Biseda e Trampit dhe Netanjahut në Shtëpinë e Bardhë, si dhe kërkimfalja e kryeministrit izraelit, vijnë në një kohë kur Izraeli është gjithnjë e më i izoluar dhe po humbet mbështetjen e shumë vendeve që kanë qenë prej kohësh aleatë të tij. Përveç kësaj, koalicioni i Netanjahut duket më i paqëndrueshëm se kurrë, dhe Shtëpia e Bardhë po tregon shenja padurimi, raportoi Beta. 

 Pasi e priti Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, Tramp në pyetjen e gzetarëve konfirmoi se beson që së shpejti do të arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

 "Po. Jam shumë i sigurt", tha Trampi.

Izraeli më 9 shtator kreu një sulm ajror në selinë e udhëheqjes politike të Hamasit në Katar, ku figurat kryesore të kësaj organizate palestineze ishin mbledhur për të shqyrtuar propozimin amerikan për një armëpushim në Rripin e Gazës. Asnjë përfaqësus i Hamasit nuk u vra në sulm. 

 Sulmi ndaj Katarit - një aleat amerikan, një vend i pasur me energjensa  ku janë stacionuar mijëra trupa amerikane dhe ka qenë një ndërmjetës kyç midis Izraelit dhe Hamasit - ishte një përshkallëzim dhe rrezikonte të prishte negociatat për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar pengjet.

Për sulmin ndaj Katarit, Trampi deklaroi se "nuk ishte në interes as të Izraelit dhe as të SHBA-së". 

Foto: Kabineti i Netanjahut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR