• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk pati sukses në përpjekjen që t'i minimizojë viktimat në civilë në Gazë

Netanjahu: Izraeli nuk pati sukses në përpjekjen që t'i minimizojë viktimat në civilë në Gazë

Jerusalem, 17 nëntor 2023 (MIA) - Izraeli po bën gjithçka që mundet që të parandalojë rrezikun për civilët derisa lufton me Hamasin në Gazë, duke përfshirë edhe publikimin e fletushkave, por përpjekjet që të minimizohen viktimat "nuk kishin sukses", deklaroi kryeministri Benjamin Netanjahu.

Në intervistë për Si-Bi-Si ai ishte pyetur nëse vrasja e mijëra palestinezëve nga ana e Izraelit derisa po hakmerret për sulmin e 7 tetorit nga grupi Hamas në Gazë "do ta ushqejë gjeneratën e re me urrejtje".

"Çdo vdekje civile është tragjedi. Ndërsa, nuk duhet të ketë asnjë, sepse po bëjmë gjithçka që mundemi që t'i nxjerrim civilët nga rreziku, përderisa Hamasi po bën çmos që t'i ruajë para nishanit të tij", tha Netanjahu.

"Po dërgojmë fletushka, (ne) i telefonojmë në celularët e tyre dhe u themi: "Largohuni". Ndërsa, shumë prej tyre u larguan. Gjëja tjetër që mund të them është se ne do të përpiqemi të përfundojmë me viktima minimale civile. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë: viktima minimale civile. Por për fat të keq, ne nuk po ia dalim", tha Netanjahu.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se të paktën 11.500 persona janë vrarë në bombardimet izraelite dhe pushtimin tokësor - më shumë se 4.700 prej tyre janë fëmijë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR