• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani jugor pas çarmatimit të Hezbollahut

Netanjahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani jugor pas çarmatimit të Hezbollahut

Tel-Aviv, 25 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se armata izraelite mund të fillojë me tërheqjen nga territori që e mban në Libanin jugor pas vendimit të autoriteteve në Bejrut për ta çarmatosur grupin militant Hezbollah deri në fund të vitit.

Ai deklaroi se nëse Bejruti ndërmerr hapa të nevojshëm për çarmatimin e Hezbollahut, Izraeli gradualisht mund ta ulë numrin e ushtarëve në Libanin jugor.

Izraeli dhe Libani arritën armëpushim me ndërmejtësimin e SHBA-së në nëntor të vitit të kaluar, pas çka përfaqësues të Hezbollahut deklaruan se nuk do të bisedojnë për çarmatim të grupit militant gjithnjë derisa Jerusalemi nuk tërhiqet nga pesë kodrat që i kontrollon në vend dhe nuk i ndalon sulmet.

Bejruti është nën presion nga Uashingtoni për ta çarmatosur Hezbollahun, i cili është në luftë me Izraelin që nga tetori i vitit 2023, ndërsa tensionet ekslauan në shtator të vitit 2024.

Paralajmërimi për masat reciproke i erdhi të dërguarit amerikan Tom Barak në Izrael, kur tentoi t'i bëjë thirrje Libanit të vazhdojë me çarmatimin e Hezbollahut, shumë liderë të së cilit u vranë në konflikt.

Gjatë vizitës, Barak tha se Qeveria e Libanit e ka kryer pjesën e vet dhe se "tani nevojitet Izralei ta respektojë atë "shtrëngim të barabartë të dorës".

Pjesë të mëdha të Libanit jugor dhe lindor u shkatërruan tërësisht gjatël luftës, ndërsa Banka botërore e vlerësoi dëmin në rreth 11 miliardë dollarë, për ç'shkak Libanit do t'i nevojitet ndihma ndërkombëtare për rehabilitim, që gjithashtu do tëp kushtëzohej me çarmatimin  e Hezbollahut.

Kryesia e Hezbollahut premtoi se nuk do të çarmatohet, me arsyetimin  se vendimi i Qeverisë në Bejrut i shërben interesave të Izraelit.

Jerusalemi e akuzoi Hezbollahun se po tenton t'i ripërtërijë kapacitetet ushtarake, ndërsa grupi i tërhoqi shumicën e trupave të veta nga kufiri me Izraelin nga fundi i luftës.

Në armëpushim nuk është e qartë se si duhet të veprohet me armët dhe objektet e Hezbollahut, ndërsa grupi thotë se marrëveshja kërkon tërheqje vetëm nga rajoni kufitar në jug të lumit Litani, përderisa Izraeli dhe SHBA-ja insistojnë se duhet të çarmatoset në tërë Libanin.

Në konfliktin mes Izraelit dhe hezbollahut jetën e humbën rreth 4.000 persona. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR