• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Ekziston datë për pushtim të qytetit Rafah

Netanjahu: Ekziston datë për pushtim të qytetit Rafah

Jerusalem, 8 prill 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se "ekziston datë" për pushtim ushtarak ndaj qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ai në videoporosinë e sotme tha se operacioni në Rafah është me rëndësi thelbësore për fitoren e Izraelit në luftën me Hamasin.

"Kjo do të ndodh. Ekziston datë", tha Netanjahu, duke mos zbuluar hollësira.

Netanjahu foli për pushtimin në Rafa derisa në Kajro përfaqësues izraelitë dhe të Hamasit biseduan për armëpushim.

Netanjahu vazhdimisht insiston që Izraeli të dërgojë ushtarë në Rafah, qytet i cili vlen për vatër të fundit të pjesëtarëve të Hamasit, por bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe aleatin më të afërt të Izraelit, SHBA-në, i kundërshtohet operacionit të paralajmëruar, pasi rreth 1,4 milionë civilë, të cilët kanë ikur në qytet, seriozisht do të rrezikohen. Izraeli vazhdimisht përsërit se ka plan t'i mbrojë civilët.

Sipas një burimi anonim izraelit, Izraeli blen 40.000 stenda që të përgatitet për evakuimin e Rafas. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR