Netanjahu: Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të fituar, përfshirë edhe Rafahn
- Ndërsa, Hamasi pretendon se po studion propozimet e fundit të armëpushimit të Izraelit në një "frymë pozitive", kryeministri izraelit përsëriti premtimin e tij se pavarësisht asaj do të fillojë invazionin tokësor në Rafah në jug të Gazës.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:57, 2 maj, 2024
Tel Aviv, 2 maj 2024 (MIA) – Ndërsa, Hamasi pretendon se po studion propozimet e fundit të armëpushimit të Izraelit në një "frymë pozitive", kryeministri izraelit përsëriti premtimin e tij se pavarësisht asaj do të fillojë invazionin tokësor në Rafah në jug të Gazës.
"Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t'i fituar armiqtë e tanë, përfshirë edhe në Rafah", njofton kabineti i Netanjahut.
"Kishte dallime në mendime mes neve lidhur me operacionet e fushëbetejave të afërta dhe të largëta. Por në fund të diskutimit mora një vendim dhe u pranua", raporton Al Xhezira deklaratën e presidentit izraelit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s