• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Do të bëjmë gjithçka për të siguruar lirinë e obligimeve fetare gjatë muajit të Ramazanit

Netanjahu: Do të bëjmë gjithçka për të siguruar lirinë e obligimeve fetare gjatë muajit të Ramazanit

Jerusalem, 5 mars 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se do të bëjë gjithçka për të siguruar lirinë e obligimeve fetare të myslimanë në Malin e Tempullit gjatë Ramazanit.

"Izraeli do të përpiqet të sigurojë lirinë e obligimeve fetare  për muslimanët në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Malin e Tempullit gjatë Ramazanit", tha Netanjahu në fillim të një takimi të qeverisë kushtuar përgatitjeve për muajin e shenjtë mysliman, i cili do të fillojë më 10 ose 11 mars", raportoi "Tajms of Izrael".

Kryeministri vuri në dukje se politika e Izraelit është të sigurojë lirinë e fesë për të gjitha religjionet.

"Do të bëjmë gjithçka për të siguruar lirinë e faljes në Malin e Tempullit, duke zbatuar siç duhet masat e sigurisë dhe duke i mundësuar kështu opinionit mysliman të festojë festën", tha Netanjahu.

Në seancë morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Joav Galant, ministri i Punëve të Jashtme Izrael Kac, Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, Ministri i Kabinetit Ushtarak Gadi Ajzenkot... sa/

QËNDRONI TË LIDHUR