• e premte, 18 korrik 2025

Netanjahu: 13 të vdekur në sulmet iraniane, mes tyre edhe fëmijë

Netanjahu: 13 të vdekur në sulmet iraniane, mes tyre edhe fëmijë

Jeruslaem, 15 qershor 2025 (MIA) - Trembëdhjetë persona e humbën jetën në sulmet iraniane ndaj Izraelit që filloi të premten, kumtoi sot kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Në mesin e të vdekurve ka edhe tre fëmijë, nëntë persona janë lënduar rëndë, 30 janë me lëndime të rënda, ndërsa 341 kanë marrë lëndime më të lehta, ceket në kumtesë.

Sulmet pasuan pas goditjes së madhe izraelite ndaj caqeve iraniane të premten, ndërsa vendi edhe më tej është nën alarme për shkak të raketave iraniane.

Armata izraelite prej të premtes po kryen sulme ndaj Iranit me qëllim që ta parandalojë zhvillimin e armëve bërthamore. Sipas kumtesave, janë goditur qindra objekte iraniane ushtarake dhe bërthamore, pas çka Irani u kundërpërgjigj me raketa balistike dhe dronë.

Armata sot përmes rrjetit social Iks iu drejtua qytetarëve iranianë, duke iu bërë thirrje të evakuohen nga zonat afër objekteve ushtarake, duke paralajmëruar se "jeta e tyre është në rrezik". Porosia është kumtuar në gjuhën arabe dhe farsi. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR