Nesër seanca kuvendore për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues
- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër do ta mbajë seancën e tretë.

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër do ta mbajë seancën e tretë.
Në rend dite është Propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa para deputetëve është edhe Propozim-vendimi për themelimin e trupave të përhershëm punues.
Seanca është caktuar për në ora 14:00. mb/
Foto: MIA