• e hënë, 01 korrik 2024

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Në Shkup nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit me fillim prej orës 15:00, për shkak të mbajtjes së garës me biçikleta "Kupa e qytetit Shkupi 2023".

Traseja e lëvizjes, informuan nga MPB, do të fillojë në rrugën "Dimitrie Çupovski" te "Porta Maqedonia", drejtë rrugës "11 Tetori" drejt ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në udhëkryqin me rrugën "Filipi i Dytë i Maqedonisë", pastaj majtas nëpër rrugën "Filipi i Dytë i Maqedonisë" deri në hyrjen në Qendrën Tregtare të Qytetit, pastaj kalohet nën Qendrën Tregtare të Qytetit dhe vihet deri në "Portën Maqedonia", ku vazhdohet drejtë rrugës "Dimitrie Çupovski" deri në udhëkryqin me rrugën "Dame Gruev" te QT "Palloma Bjanka" dhe mbrapa në rrugën "Dimitrie Çupovski" deri pozicionin e startit dhe qëllimi. 

"Për këto shkaqe Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim  të veçantë të komunikacionit, me çka komunikacioni do të ridrejtohet drejt rrugëve përreth. MPB u bën thirrje qytetarëve që t'i respektojnë rregullat të cilat i japin nënpunësit e policisë nëpër rrugët ku zhvillohet gara", njoftuan nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR