• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër pritet shpallja e konkursit të fundit IPARD 2, vendi i gatshëm për fillim të IPARD 3

Nesër pritet shpallja e konkursit të fundit IPARD 2, vendi i gatshëm për fillim të IPARD 3

Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot, në takim me gazetarë, do ta prezantojë konkursin e fundit nga Programi IPARD 2, që duhet të shpallet nesër, më 4 gusht.

Nikollovski, siç paralajmëroi Kabineti i tij, do të flasë edhe për gatishmërinë për fillim të programit IPARD 3.

Sipas ministrit, vendi tashmë pret që Brukseli ta dërgojë marrëveshjen financiare për IPARD 3 në të cilën saktë do të ceket buxheti për vite dhe masa. Menjëherë më pas do të shpallet edhe konkursi i parë publik me çka edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut e para në rajon do të fillojë me rrealizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3.

Në pajtim me projeksionet, IPARD 3 do të jetë për 62 për qind financiarisht "më i rëndë" se IPARD 2.

"Të premten nga Brukseli morëm miratim zyrtar (akreditim) të vazhdojmë më tutje me katër masat në suaza të IPARD 3, të cilat paraprakisht i realizuam në programin IPARD 2, pa procedura të rënda administrative. Ky është edhe një konfirmim më i fuqishëm se pa dallim të hetimeve që po i zhvillon OLAF-i, Maqedonia e Veriut mori miratimin nga Brukseli për të vazhduar më tej me tempo të njejtë. Mbetet akoma Brukseli të na e dërgojë marrëvehsjen financiare në të cilën saktësisht do të ceket buxheti për vite dhe masa, që duhet ta nënshkruajë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe menjëherë më pas do ta shpallim konkursin e parë publik për IPARD 3, me çka edhe zyrtarisht të parët në rjaon fillojmë me realizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3", deklaroi pardje Nikollovski.

Në takimin e sotëm me gazetarë do të marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski. ab/

foto: МIА arkivi

  

QËNDRONI TË LIDHUR