• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër në Kuvend vazhdon debati për zëvendësministrat e propozuar

Nesër në Kuvend vazhdon debati për zëvendësministrat e propozuar

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, sot pasdite në Kuvend vazhdoi seanca e 104-të e me debat për pikën e katërt të rendit të ditës - Propozim për emërimin e zëvendësministrave në Qeveri. Pas një diskutimi rreth pesë orësh, gjatë të cilit deputetët e opozitës në përgjithësi kritikuan qeverinë për politikat e saj në të gjitha sferat, seanca u ndërpre dhe nënkryetari Goran Misoski njoftoi se seanca do të vazhdojë nesër në ora 12:00.

Debati filloi me kritika në prezantimin e kryeministrit Kovaçevski nga deputetët e opozitës, të cilët më së shumti theksuan qëndrimin e tij se rikonstruimi po bëhet për të rritur shumicën në pushtet. Deputetët e opozitës e akuzuan kryeministrin edhe për “mungesë interesi”, pasi siç theksuan, “ndërsa ata flasin, ai ulet me kufje në vesh dhe nuk i dëgjon”.

Kuvendi debaton për zgjidhjen e zëvendësve të rinj, janë paraqitur për të folur 36 deputetë. Të propozuar janë Tiron Jajaga për Mbrojtje, Viktorija Avramovska Madiq për Drejtësi, Vjolca Berisha për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Maja Manoleva për Shëndetësi dhe Agim Nuhiu për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Kuvendi paraprakisht në kuadër të seancës së 104-të me 62 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim i shkarkoi zëvendësministrat e Mbrojtjes Bashkim Asani, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Abdulshuqur Abedini dhe për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu.

Aeanca e 104-të parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë filloi para tre javësh. Ministrat e rinj në qeverinë e Kovaçevskit nga ASH dhe LSDM u zgjodhën të hënën para mesnatës.

QËNDRONI TË LIDHUR