• e diel, 22 dhjetor 2024

Nesër në ENER pesë propozim-ligjet nga fusha e arsimit

Nesër në ENER pesë propozim-ligjet nga fusha e arsimit

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në Regjistrin nacional elektronik të rregullave (ENER) nesër do të vendosen pesë propozim ligje nga fusha e arsimit, tre të reja për arsim të mesëm, për arsim dhe trajnim profesional dhe për arsim të të rriturve, si dhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm dhe të Ligjit për Kornizën nacionale për kualifikime.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska konsideron se deri në fund të nëntorit ligjet do t'i dërgohen Kuvendit.

Siç deklaroi sot, në propozim-vendimet është rregulluar gjithçka që ka munguar, për ç'shkak pritet që ligjet të kalojnë shpejtë dhe të fillojë implementimi i tyre.

"Pres tashmë nesër të gjithë pesë ligjet në verzionin final të publikohen në ENER. Disa nga vërejtjet dhe propozimet që i patëm, janë inkorporuar. Ajo fazë ka përfunduar dhe rpej nesër hyjnë në procedurë, në mënyrë që në fund të arrijnë edhe në Kuvend. Besoj se deri në fund të nëntorit edhe kjo të përfundojë", përmendi Janevska, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas ngjarjes për rrumbullakësimin e projektit për rritje të tërheqjes, relevancës dhe inkluzivitetit të arsimit profesional dhe arsimit të të rriturve.

Sipas saj, ligjet ishin përgatitur relativisht mirë.

"Kryesisht patëm komente dhe kërkesa nga të cialt shumica ishin përmbajtësorë dhe potencuam, si inkluziviteti i nxënësve me nevoja të veçanta. Në ligjin për arsim të mesër fare nuk ishte paraparë asistenca arsimore, ndërsa tani e kemi paraparë, mënyra e regjistrimit të këtyre fëmijëve, organizimi i ndihmës që do ta marrin, vendosëm edhe koordinues, si dhe mësimdhënës, përkatësisht profesionistë të cilët në mënyrë profesionale do t'i udhëzojnë fëmijët. Në prëgjithësi, e rregulluam arsimin dual, i definuam obligimet e shkollave dhe prëfshirjen e kompanive. Rregulluam gjithçka që mungonte. Duke pasur parasysh se patëm mbi 4 ooo komente, konsideroj se ligjet thjeshtë do të duhej të kalonin shpejtë dhe të fillohet me implementimin e tyre", përmendi ministrja. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR