• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme me temperaturë maksimale deri në 30 gradë

Nesër  mot me vranësira të ndryshueshme  me temperaturë maksimale deri në 30 gradë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Moti nesër në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët, në pjesët perëndimore me reshje lokale shiu. Gjatë ditës kudo me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, me erë dhe dukshëm më freskët.

Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

Nga e premtja deri të dielën do të mbajë mot stabil me netë të freskëta dhe temperaturë mesatare ditore. sa/

foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR