• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Nesër mot me reshje të shiut, më të dendura në pjesët lindore të vendit

Nesër mot me reshje të shiut, më të dendura në pjesët lindore të vendit

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Nesër do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë më të dendura në pjesët lindore (20l/m2). Në male reshjet do të jenë nga bora, ndërsa në viset më të larta me shi dhe borë, njofton DPHM-ja.

Pasdite, duke filluar nga perëndimi, vranësirat do të ulen, reshjet do të ndërpriten dhe do të fillojë të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit.

Të dielën kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë më shumë reshje të shiut, më të dendura do jenë në pjesët perëndimore. Pastaj do të jetë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale me shi dhe borë.

Nga e diela deri të mërkurën nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR