Nesër hapet vendkalimi Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Gazës për ndihmë humanitare për palestinezët
- Vendkalimi Rafah, i vetmi vendkalim në Rripin e Gazës që nuk është nën kontrollin e Izraelit, do të hapet nesër që të mundësohet që ndihma humanitare të kalojë në territorin palestinez, raportojnë mediat egjiptiane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:41, 19 tetor, 2023

Kajro, 19 tetor 2023 (MIA) - Vendkalimi Rafah, i vetmi vendkalim në Rripin e Gazës që nuk është nën kontrollin e Izraelit, do të hapet nesër që të mundësohet që ndihma humanitare të kalojë në territorin palestinez, raportojnë mediat egjiptiane.
Duke u referuar në burime të afërta me shërbimin e inteligjencës egjiptiane, kanali Al Qahera News raportoi se vendkalimi Rafah do të hapet nesër, por nuk dha detaje të tjera.
Sipas paralajmërimeve paraprake, presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajdeni ka kërkuar nga autoritetet egjiptiane që të lejojnë të kalojnë 20 kamionë me ndihma humanitare nëpër atë vendkalim, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi si ndihmë krejtësisht të pamjaftueshme.
Foto: Arkivi i MIA-s