• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër fillon faza e dytë e shitjes së biletave olimpike

Nesër fillon faza e dytë e shitjes së biletave olimpike

Paris, 10 maj 2023 (MIA) - Faza e dytë e shitjes së biletave për Lojërat Olimpike 2024 në Paris fillon nesër, ndërsa ata të cilët do të tërhiqen, do të mund të blejnë vetëm bileta individuale.

Në shortin për fazën e dytë janë paraqitur katër milionë njerëz, të cilët shpresojnë se do të mund të zgjedhin dhe blejnë bileta për atë që më së shumti u intereson. Nga 1,5 milionë biletat në këtë fazë, në dispozicion do të jenë biletat për hapjen e Lojërave, me çmim prej 90 deri 2.700 euro, si dhe për ndeshjet finale në sporte, që nuk ishte rasti në fazën e parë, e cila u realizua dimrin e kaluar. 

Në fazën e parë ishin shitur 3,25 milionë euro me çmim që lëvizte prej 20 deri 200 euro.

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris paraprakisht paralajmëruan se numri i përgjithshëm i biletave do të jetë dhjetë milionë, prej të cilave tetë milionë do të jenë të dedikuara për publikun më të gjerë. fc/ 

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR