• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Nesër ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Shkup, 12 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria ka sjellë vendim që dita e nesërme, 13 shkurti, e hënë, të shpallet Ditë zie në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vendimi është marrë si shprehje solidariteti për numrin e madh të jetëve të humbura nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Republikën e Turqisë dhe Republikën Arabe të Sirisë, më 6 shkurt 2023”, informon Pres shërbimi qeveritar.

Gjatë ditës së nesërme të zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ulet në gjysmështizë, në vendin tonë dhe para përfaqësive diplomatike-konsullore jashtë vendit.

Në fillim të seancës qeveritare janë nderuar viktimat e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e saja të thella për humbjet drejt gjithë popullit turk dhe të afërmit e të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri”, thuhet në kumtesë.

Drejtoria për menaxhimin e fatkeqësive dhe situatave emergjente të qeverisë turke (AFAD) njoftoi sot se numri i viktimave në Turqi ka arrit në 29.605. Sipas këtij shërbimi, madje më shumë se 92.600 njerëz janë lënduar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR