Nesër borë, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit
- Nesër në orët e paraditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe borë të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Gjatë natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa pëgjatë Vardarit e përforcuar veriore me mbi 70 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
- Post By Besnik Shuki
- 13:54, 22 nëntor, 2024

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Nesër në orët e paraditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe borë të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Gjatë natës do të fryjë erë mesatare, ndërsa pëgjatë Vardarit e përforcuar veriore me mbi 70 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej -1 deri 11 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë stabil dhe i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. bsh/
Foto: MIA arkiv