• e shtunë, 29 qershor 2024

Nenad Georgievski dhe Mishko Ivanov fitues të çmimit shtetëror "Mito Haxhi Vasilev-Jasmin"

Nenad Georgievski dhe Mishko Ivanov fitues të çmimit shtetëror

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Nenad Georgievski dhe Mijalçe Mishko Ivanov janë fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror "Mito Haxhi Vasilev-Jasmin" për vitin 2023, për arritjet në fushën e publicistikës dhe gazetarisë në interes të Maqedonisë së Veriut, kumtoi  sonte Ministria e Kulturës.

 Çmimi për arritjet në publicistikë i është ndarë gazetarit dhe publicistit Nenad Georgievski, ndërsa Kijalçe Ivanov është fitues i çmimit për arritjet në fushën e gazetarisë.

Kryetari i Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror "Mito Haxhi Vasilev-Jasmin" është Zoran Bojarovski.

Çmimi fituesve do t'u dorëzohet më 21 dhjetor në orën 12:00. në sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR