• e hënë, 23 dhjetor 2024

NELT dhe UNICEF do të lidhin partneritet për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik për aftësi të gjelbra

NELT dhe UNICEF do të lidhin partneritet për promovimin e arsimit profesional përmes mësimit praktik për aftësi të gjelbra

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - NELT dhe UNICEF në Maqedoninë e Veriut sot do të lidhin një partneritet të ri, me qëllim që nxënësve të shkollave profesionale t'u ofrohen mundësi për mësim praktik me fokus në forcimin e aftësive të gjelbra.

Siç informojnë nga UNICEF-i, me nismën do të përmirësohet punësueshmëria e nxënësve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe ata do të përgatiten më mirë për tregun e punës. Ky partneritet është pjesë e partneritetit global për forcimin e sistemeve arsimore në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje eHercegovinë, i cili do të shtrihet edhe në Angola në vitin 2026.

Organizatorët paralajmërojnë se në këtë ngjarje do të flasin Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Leslie Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut dhe Sashko Blazhevski, Drejtor ezekutiv i Nelt ST Maqedonia e Veriut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR