• e premte, 05 dhjetor 2025

Nejmari edhe më tutje ka probleme me lëndimet

Nejmari edhe më tutje ka probleme me lëndimet

Sao Paolo, 29 shtator 2025 (MIA) - Futbollisti brazilian Nejmar edhe më tutje është në listën e të lënduarve të ekipit të tij Santos. Lëndimet e shpeshta e distancojnë nga terreni dhe ai assesi nuk arrin të gjejë ritëm në ndeshjet e këtij viti. Në fillim të muajit (shtator) e lëndoi muskulin e kofshës dhe pritet të kthehet në terren në fillim të nëntorit, përkatësisht para fundit të kampionatit në Brazil.

Gjatë muajit të ardhshëm Nejmari do të jetë në rehabilitim.

Ndryshe Nejmari në Santos erdhi në janar të këtij viti dhe deri tani ka luajtur vetëm 21 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Futbollisti 33 vjeçar planifikon të kthehet në ekipin kombëtar të Brazilit dhe të luajë në kupën e Botës në vitin 2026. Por, lëndimet mund t'ia prishin planet. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR