• e diel, 22 dhjetor 2024

Nejmari është dënuar me 3,3 milionë dollarë për shkak të krijimit të një liqeni të vogël në pronën e tij në Brazil

Nejmari është dënuar me 3,3 milionë dollarë për shkak të krijimit të një liqeni të vogël në pronën e tij në Brazil

Rio de Zhanejro, 4 korrik 2023 (MIA) - Ylli brazilian i futbollit, Nejmar është dënuar me 3,3 milionë dollarë për shkak të krijimit të një liqeni të vogël në pronën e tij. Toka e futbollistit ndodhet në Mangaratiba në bregun jugor të shtetit Rio de Zhanejro.

Sipas prokurorisë lokale, lojtari i ka filluar punët pa licencë dhe nuk e ka siguruar mbikëqyrjen e nevojshme ekologjike. Përveç kësaj, ai ngarkohet edhe për "zhvendosje të dheut" dhe "shkatërrim të shtresës së vegjetacionit".

Paraprakisht, shërbimet lokale për konservim, pas paraqitjes së marrë anonime, e kontrolluan pronën e Nejmarit dhe deklaruan se ka shkelje të standardeve ekologjike, përfshirë edhe tërheqjen e paautorizuar të ujit nga lumi. Më pas, ata gjithashtu vendosën ta ndalojnë përdorimin e akumulimit dhe hapësirës për larje, duke i mbyllur me shirita dhe duke publikuar shpallje.

Disa ditë më vonë, Nejmar në rrjetet sociale publikoi fotografi në të cilat ai, duke e shkelur ndalesën, lahet në liqen.

Tani, lojtari ka në dispozicion 20 ditë për t'u ankuar ndaj vendimit të autoriteteve lokale. ab/

Foto: rrjete sociale Nejmar

QËNDRONI TË LIDHUR