• e premte, 05 dhjetor 2025

Nejmar për debaklin e Santosit: Jam i zhgënjyer, më vjen turp

Nejmar për debaklin e Santosit: Jam i zhgënjyer, më vjen turp

Santos, 18 gusht 2025 (MIA) - Kapiteni i Santosit, Nejmar pranoi se turpërohet nga rezultati në ndeshjen e xhiros së 20-të nga kampionati brazilian kundër Vasko de Gamas (0:6).

Sulmuesi 33-vjeçar e ka luajtur ndeshjen e tij të 250-të për ekipin nga Sao Paolo, ku u kthye pas 11,5 viteve. Për të, kjo është humbja e parë kaq e thellë në karrierën e tij.

"Më vjen turp. Tërësisht janë i zhgënjyer nga loja jonë. Tifozët kanë plotësisht të drejtë të jenë të zemëruar. Kanë plotësisht të drejtë të na shajnë dhe ofendojnë. Më vjen shumë turp. Asnjëherë në jetë nuk kam përjetuar një gjë të tillë", deklaroi Nejmar për "Dejli Meil".

Futbollisti e sqaroi edhe shkakun për lotët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

"Lotët ishin nga zemërimi, nga gjithçka. Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj. Ky është realiteti", shtoi ai. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR