Negotina me apel deri te të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit të paraqiten në Komunë
- Pushteti lokal i Negotinës apelon tek të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit të madh në rajonin e Negotinës të lajmërohen në Komunë në numrin e telefonit 043/361-045. Një apel i tillë është vetëm një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:57, 11 korrik, 2024

Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) – Pushteti lokal i Negotinës apelon tek të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit të madh në rajonin e Negotinës të lajmërohen në Komunë në numrin e telefonit 043/361-045. Një apel i tillë është vetëm një nga konkluzionet e mbledhjes së sotme të shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.
"Apelohet deri te qytetarët e komunës së Negotinës të mos lëvizin në drejtim të vendbanimeve Kallanjevë, Uji i Bardhë, Lipa, Brusnik, Peshternicë dhe zonat përreth", thuhet në konkluzion.
Ndër konkluzionet janë edhe ata që të kryhet aktivizimi i shoqatave vullnetare të zjarrfikësve të komunës së Negotinës dhe komunës së Demir Kapisë për të siguruar dhe shpërndarë sasitë e nevojshme të ujit të pijshëm dhe ushqimit për shpëtimtarët në terren. qa/
Foto: MIA