• e diel, 22 dhjetor 2024

Nebiu: Të punësuarit janë cak i shqetësimeve dhe frikësimeve për shkak të tentimeve për ta shitur pronën e konfiskuar të Mijallkovit

Nebiu: Të punësuarit janë cak i shqetësimeve dhe frikësimeve për shkak të tentimeve për ta shitur pronën e konfiskuar të Mijallkovit

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar, Driton 
Nebiu, informoi se të punësuarit janë cak i shqetësimeve dhe frikësimeve, për shkak të tentimeve ta shesin pronën e konfiskuar që tani është vendosur në ankand.

Ai në konferencën e sotme për shtyp që u mbajt në Agjenci theksoi se bëhet fjalë për pronë të ish-drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. Sasho Mijallkov, të marrë nga shteti pas zbatimit të aktvendimit fuqiplotë në lëndën "Perandoria".

"Opinioni duhet të informohet lidhur me shqetësimet dhe tentimet për pengim të shitjes të pronës së konfiskuar, shitjen e të cilave Agjencia e kryen në pajtim me aktvendimeve të sjellura fuqiplote dhe vendimeve të sjellura nga Qeveria. Bëj thirrje se nuk ka vend për frikë dhe nuk dop të lejoj të pengohet kryerja e asnjë lënde për të cilën është sjellë aktvendim fuqiplotë gjyqësor. Njëherit e inkurajoj opinionin të aplikojë në secilën shitje të cilën e shpall Agjencia, sepse ligji është njejtë i rëdnësishëm për të gjithë dhe do të zbatohet për çdo emër dhe mbiemër, tentimi për të na frikësuar është në adresë të gabuar dhe asgjë të mos na frikësojë dhe nuk ndalojmë prëlderisa drejtësia nuk vjen në vendin e vet", deklaroi Nebiu.

Ai nuk zbuloi hollësi rreth këlrcënimeve, por theksoi situata në të cilën edhe të punësuarit edhe qytetarët e interesuar për blerje të pronës janë përballur me kërcënime të drejtpërdrejta.

"Ne kemi ditë të posaçme në të cilën të gjithë kërkuesit mund të vijnë dhe të shohin për çfarë banese dhe objekti bëhet fjalë dhe në atë ditë kanë qenë të pranishëm pronarët të cilët kanë thënë fjalë, të llojit 'ju nuk do të bleni asgjë, kjo është prona jonë', edhe ndaj klientëve edhe ndaj të punësuarve dërguan porosi se nuk do ta japin pronën", sqaroi ai.

Informoi se rasti është paraqitur në polici dhe se nuk do të lejojë askush ta pengojë kryerjen e asnjë lënde për të cilën është sjellë aktvendim i plotfuqishëm. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR