• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nebiu: Malli i konfiskuar në vlerë prej 82.244.459 denarë, për institucionet dhurohen automjete, ndërsa për nxënësit këpucë, veshëmbathje dhe mjete shkollore

Nebiu: Malli i konfiskuar në vlerë prej  82.244.459 denarë,  për institucionet dhurohen automjete, ndërsa për nxënësit këpucë, veshëmbathje dhe mjete shkollore

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Gjithsej 1.001.461 pjesë të mallrave në vlerë prej 82.244.459 denarë janë marrë nga depot e Drejtorisë Doganore në periudhën mars-dhjetor të vitit 2023, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për Menaxhim e Pasurive të Konfiskuara Driton Nebiu.

Nga gjërat që janë marrë, siç informon Nebiu në takimin me gazetarët, 150 automjete u janë dorëzuar organeve shtetërore, institucioneve, ministrive, komunave, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shëndetësore publike duke kursyer mbi 500. 000 euro në buxhetin shtetëror.

Janë dorëzuar edhe 200. 000 pjesë mallrash të ndryshëm: këpucë, veshëmbathje, ushqim, material shkollor, tekstil, pajisje teknik, pajisje për kuzhinë, vegla kopshti...në organet shtetërore, institucionet publike, shkollat, burgjet,.., me të cilën janë kursyer 438 128 euro në buxhetin shtetëror. Sipas drejtorit, një pjesë e mallrave është ndarë te më shumë se 15.000 nxënës, ndërsa kanë mbetur edhe paketat për 5.000 nxënës që do të ndahen në fillim të vitit 2024.

Duke përmbledhur punën e bërë në këtë periudhë pas marrjes së detyrës, Nebiu tha se janë shitur edhe 20 automjete dhe 10 objekte banesore me vlerë të përgjithshme prej 1.162.000 euro, ndërsa është realizuar edhe shitja e automjeteve të shkatërruara me trajtimin e materialit të mbetjeve.

"Numri i përgjithshëm është 464 automjete, me të cilat në buxhetin e shtetit janë mbledhur mbi 91 mijë euro. Në kuadrin e automjeteve të shkatërruara, për herë të parë në 15 vitet e ekzistencës së Agjencisë, ne i kemi shtypur automjetet në mënyrë transparente me video-incizim të gjithë procesit", nënvizoi Nebiu.

Ai gjithashtu informoi se për përmirësimin e kornizës ligjore është hartuar një projektligj i ri, janë rishikuar aktet nënligjore, është nënshkruar Protokolli për bashkëpunim për sendet e sekuestruara në procedurë kundërvajtëse, penale dhe administrative me Drejtorinë doganore, si dhe është forcuar edhe  bashkëpuniimi ndërkombëtar nëpërmjet anëtarësimit në Rrjetin ballkanik të agjencive për menaxhim me pasuritë  e konfiskuara.

Siç theksoi Nebiu në takimin me gazetarët, Agjencia ka nevojë për përforcimin e kapacitetit kadrovik me punësimin e rreth 50 personave. Është përgatitur, shtoi ai, edhe projekti i ardhshëm për, një depo të re moderne për deponimin e automjeteve të sekuestruara dhe mallrave të ndryshëm, i cili me mbështetjen e Qeverisë, pritet të ndërtohet në vitin 2024. 

"Do të bëjmë përpjekje edhe për digjitalizimin e Agjencisë dhe planifikojmë në mënyrë më intensive të punojmë në konfiskimin, si dhe të zbatojmë shitjen e të gjitha patundshmërive me të cilat disponojmë", njoftoi drejtori Nebiu.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Nebiu tha se është krenar që pikërisht ai është në pozitë për ta realizuar "numëratorin që rrotullohet", i premtuar nga një ish kryeministër. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR