• e premte, 05 dhjetor 2025

Ndryshimet në Ligjin për metrologjinë të miratuara në lexim të dytë: kritere të reja për zgjedhjen e drejtorit të Byrosë

Ndryshimet në Ligjin për metrologjinë të miratuara në lexim të dytë: kritere të reja për zgjedhjen e drejtorit të Byrosë

Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Propozim - ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologjinë u miratua sot në lexim të dytë nga Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Deri te komisioni amë, është dorëzuar një amendament i cili është miratuar nga propozuesi, ndërsa ka të bëjë me zgjedhjen e drejtorit të Byrosë së metrologjisë.

Deputetja nga Lëvizja Demokratike, Feride Haxhiu, sqaroi se me këtë amendament do të sigurohet personel që jo vetëm ka aftësi praktike të mjaftueshme, por edhe disponon aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale, gjegjësisht ndër të tjera, të ketë të paktën tre vjet përvojë pune në një pozicion menaxhimi.

Një ndryshim i tillë i ligjit, sipas saj, do të mundësojë zgjedhjen e personave që janë profesionalë dhe kanë integritet për të ushtruar funksione publike.

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për metrologjinë, bëhen ndryshime në kushtet për emërimin e drejtorit të Byrosë për metrologji, në lidhje me certifikatën, gjegjësisht dëshminë që konfirmon njohjen e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian, të paktën niveli B2, botimi në gazetat ditore dhe detyrimi për të respektuar Ligjin për ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Gjithashtu shtohen edhe anëtarët për shkarkimin e drejtorit, si dhe dispozita për përbërjen e Këshillit metrologjik, si trup profesionale dhe këshillimore e Byros në fushën e metrologjisë, me institucione kompetente të përcaktuara saktësisht që do të propozojnë anëtarët dhe kryetarë, si dhe shtohen dispozita për financimin e Byrosë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR