• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale nesër në mbledhje kuvendore

Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale nesër në mbledhje kuvendore

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale janë vendosur si pikë në rendin e ditës të mbledhjes plenare të caktuar për të mërkurën, më 11 shtator. Me ato, duhet të evitohet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Saraj, Aerodrom dhe në Gostivar deri në fund të vitit, pasi që paraprakisht kryetarët e këtyr5e komunave kaluan në pushtet ekzekutiv apo ligjvënës.

Nga VMRO-DPMNE presin mbështetje nga të gjitha partitë politike sepse, siç deklaroi dje zëdhënësja e partisë, Maria Miteva, ligji është racional dhe i ulë shpenzimet.

"Presim të votohet nevoja e miratimit të këtij ligji, ndërkaq menjëherë më pas në pajtim me Rregulloren të ruhen të gjitha procedurat. Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike sepse vlerësojmë se ky ligj është racional dhe i ulë shpenzimet e qytetarëve dhe të shtetit", deklaroi Miteva, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve dje në konferencën për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Që të kalojnë ndryshimet, nevojitet shumicë e Badinterit. Siç kumtoi dje televizioni 24, deputetët e BDI-së do t'i votojnë ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale, me çka do të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretave.

Nga partia më e madhe opozitare në bllokun maqeodnas, LSDM, ende nuk janëd eklaruar nëse do ta mbështesin këtë vendim ligjor.

Propozim ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale, të cilat iu parashtruan Kuvendit para disa ditëve me procedurë të shkurtuar, ndërkaq propozuesit e tyre janë koordinuesit e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM, Nikolla Micevski, Halil Snopçe dhe Goran Karapejovski, mundësojnë që u.d. kryetarët aktual të komunave ta kryejnë mandatin deri në zgjehdjet e rregullta lokale, në tetor të vitit 2025.

Nëse Propozim ligji nuk e merr mbështetjen e nevojshme në Kuvend, atëherë sipas vendimit aktual ligjor në Saraj, Aerodrom dhe në Gostivar, deri në fund të vitit duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR