• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në seancë kuvendore

Ndryshimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në seancë kuvendore

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 14-t në të cilën në rendin e ditës të propozuar është pika e 31-të, ndër të cilat është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtuar, ku ndër tjerash, parashihet ushtruesi i detyrës së kryetarit në komunat ku sipas ligjit u është ndërprerë mandati i kryetarëve të zgjedhur të mund të kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e njeriut të ri të parë të komunës.

Që të miratohet ky ligj nevojitet një shumicë prej dy të tretave. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët e BDI-së do ta mbështesin ligjin, ndërsa grupi parlamentar i LSDM-së deri në orët e vona të ditës së djeshme ende nuk kishte një qëndrim se si do të votojë në seancë për këtë ligj.

 Pas zgjedhjeve parlamentare në vend dhe zgjedhjeve për ministra dhe deputetë, ushtrues detyre të kryetarëve të komunave ka në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj.

 Në rendin e ditës të propozuar të seancës janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencore Hulumtuese,  nga radhët e studentëve. Pastaj ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, të Ligjit për media, ndryshime të Ligjit për lëndë arkivore, të Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndihmë juridike falas, të gjitha në procedurë të shkurtuar dhe të tjera.

Në rendin e ditës janë edhe disa ligje në lexim të parë dhe raporte vjetore. 
 
Foto: Arkivi i MIA-s

 
 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR