• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore në Komisionin amë të Kuvendit

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore në Komisionin amë të Kuvendit

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtër është pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit kuvendor të Shëndetësisë. 

Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit për këtë Propozim-ligj, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara thjeshtësohet procedura për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e hapësirës dhe pajisjes së ekipit i cili ka punuar të paktën një vit në hapësirën e njëjtë në institucionin adekuat shëndetësor, me çka ekipi i parë për çfarëdo lloj shkaqesh e ndërpret shfrytëzimin e hapësirës, që të thjeshtësohet shfrytëzimi i hapësirës së njëjtë nga ekipi i dytë.

"Neni 1 parashikon që me rastin e dhënies së licencës për objektet shëndetësore në të cilat punojnë mjekët e përzgjedhur, procedura për dhënien e licencës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, në bazë të kërkesës për kryerjen e veprimtarisë në rrjetin e objekteve shëndetësore, jep vendim për kryerjen e veprimtarive në rrjetin me të cilin jepet licenca, nëse në rrjetin e objekteve shëndetësore nuk plotësohet numri maksimal i ekipeve për veprimtarinë dhe territorin shëndetësor përkatës. Gjithashtu, përjashtim parashihet nëse licenca për shfrytëzimin e hapësirës ose pajisjeve të objektit shëndetësor publik i është dhënë institucionit shëndetësor i cili duhet të ndërpresë punën në përputhje me nenin 318 të këtij ligji, si dhe ekipit të dytë bartësi i veprimtarisë së të cilit ka përvojë pune prej së paku një viti në institucion, institucioni publik shëndetësor nuk kryen procedurë për dhënien me qira të hapësirës apo pajisjeve dhe hapësira dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e veprimtarisë përkatëse i caktohen bartësi i aktivitetit nga ekipi i dytë i punësuar në institucionin shëndetësor, në bazë të vendimit të bordit drejtues të institucionit publik shëndetësor dhe pëlqimit me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR