• e diel, 22 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë në Komisionin për çështje evropiane

Ndryshimet e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë në Komisionin për çështje evropiane

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot do ta mbajë seancën e 73-të, ku pritet të diskutohet për Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pët Akademinë e gjykatësve edhe prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtuar.

Siç qëndron në elaborimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, me ligjin e propozuar bëhet përmirësimi i tekstit të ligjit dhe tejkalimi i gjendjeve, zbatimi praktik i të cilave i dëshmoi si të mundshme. Siç thuhet në propozim-ligjin, do të mundësohet zbatimi i papenguar i Provimit pranues në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

"Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë përmban katër nene. Me nenin 1 bëhet plotësimi i nenit 40 me dy dy paragrafe të reja, me të cilat mundësohet tejkalimi i ngecjes së paparashikuar në procedurën për dhënien e provimit në Akademinë për shkak të ngjarjes që nuk ka mundur të parashikohet, e me qëllim që të shmanget rreziku nga dështimi i procesit të provimit për tërë gjeneratën, duke e marrë parasysh mungesën e madhe në shtet të gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Me nenin 2, siç thuhet, bëhet korigjimi i gabimit matematikor, të bërë në tekstin bazë të ligjit.

Siç thuhet në Propozim ligjin, me nenin 3 parashihet afati kohor për miratimin e aktit nënligjor të paraparë me këtë Propozim ligj, ndërsa me nenin 4 hyrja në fuqi e ligjit.

Në propozim-ligjin thuhet se Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë është tërësisht i harmonizuar me rekomandimet e misionit vlerësues të TAIEKS për stërvitje të gjykatësve dhe prokurorëve publikë nga prilli i vitit 2018.

Në rend të ditës të kësaj seance të Komisioonit për çështje evropiane janë edhe dy pika tjera - Propozimi i ligjit për drejtësi të fëmijëve, në lexim të parë dhe Propozimi i ligjit për peshkim dhe akuakulturë, me procedurë të shkurtuar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR